Aktori i njohur, Gent Bejko ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree”, ku për herë të parë tregoi edhe si u njoh me bashkëshorten e tij, Xhoin.
Genti tregoi se me Xhoin është njohur nëpërmjet Ermal Mamaqit. Gentit i ka mbetur mendja tek Xhoi dhe i kishte kërkuar Ermalit që t’ia prezantonte duke qenë se Xhoi dhe Ermali ishin shumë miq.
Mirëpo Ermali nuk kishte pranuar duke i thënë: “Ik se nuk është për ty ajo”. Genti kishte ngulur këmbë derisa e kishte bindur Ermalin dhe në fund ai e kishte prezantuar me Xhoin.
“Ermali ishte i mendimit që unë të mos njihesha me Xhoin. Kur i thashë që ‘ma prezanto këtë gocën, ai më thotë që ik se nuk është për ty ajo’. Jo ta prezantoj, jo s’ta prezantoj, por në fund ma prezantoi pastaj. Ermali dhe Xhoi ishin shumë miq”, tregoi Genti.
Diskutime rreth kësaj post