Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz ML” me targa AA 131 IX është në pronësi të Krenar Kasit, i cili është shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.
Nuk ka informacione nëse Kasi të ketë patur probleme apo konflikte të mëparshme. Sipas policisë, mjeti ndodhej i parkuar dhe është djegur pjesërisht.
Njoftimi i Policisë:
“Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”
Diskutime rreth kësaj post