Pas Ralf Gjonit dhe Rudina Hajdarit, deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar krijimin e një lëvizje të re politike.
“Si të më vijë terezia, me lista të hapura. Do krijojmë lëvizje tjetër. Kush të ketë qejf të vijë.”– u shpreh Myslim Murrizi në studion e emisionit “Arena”.
Në të njëjtën studio pak ditë më parë diçka të tillë deklaroi edhe deputeti Ralf Gjoni.
“Shumë shpejt, besoj gjatë vitit të ardhshëm këtu do të ngrihet nevoja për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre. Disa prej nesh, në atë parlament jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet që ne të luajmë gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të një lëvizje të re politike që të mobilizojë të gjitha forcat për të arritur ndryshimin e nevojshëm. Ne brenda parlamentit nuk e bëjmë dot të vetëm pa ndihmë nga jashtë.”– Ralf Gjoni.
Në muajin nëntor në Gjirokastër u zhvillua një takim publik i ‘Nismës Thurje’ ku të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, të cilët jo pa qëllim publikuan fotot nga ky takim.
Diskutime rreth kësaj post