Statusi i të matuarës për Jonida Vokshin, moderatoren mjaft të pëlqyer të ekranit shqiptar dhe imazh prej shumë kohës i kompanisë Digitalb, u pasua me largimin e saj nga Shqipëria por edhe media ku pun onte prej vitesh.
Jonida lajmëroi largimin nga Digitalb për shkak të shpërnguljes së saj drejt Kosovës për të jetuar përkrah bashkëshortit të saj, Besnikut.
Por nukl mund të qëndronte më aq larg sepse Jonida do të rikthehet dhe madje në një emision të rëndësishëm, ndryshe nga sa e kemi parë deri tani.
Moderatorja është sërish pjesë e “Top Channel” dhe këtë herë do të jetë në rolin e anëtares së jurisë në emisionin që pritet të nisë së shpejti në “Top Channel”, “Top Talent”.
Në juri janë 4 anëtarë: Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli.
Sot është publikuar spoti prezantues në të cilin janë zbuluar dhe anëtarët e jurisë. Ky program do të drejtohet nga moderatorja Ori Nebiaj. Duhet thënë se zgujedhja e këtij viti si juri e Top TAlent është interesante. /Blitz
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post