Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithë atyre që dolën kundër dhe e kritikuan ashpër për “Mini-Shengenin Ballkanik”, për mospërfshirjen e Kosovës.
Duke sjellë në vëmendje reagimet dhe etiketimet e forta që janë bërë ndaj tij, kreu i qeverisë sqaron sërish se ky “Mini-Shengen” nuk po bëhet kundër Kosovës, ndërsa shton se në të vërtetë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i intereson që Kosova të mos jetë në këtë tryezë.
Kjo deklaratë nuk kaloi edhe pa u komentuar nga ndjekësit e tij, të cilëve kryeministri Rama ka zgjedhur edhe tu përgjigjet pavarësisht sharjeve që ka marrë.
Replikat
Komentuesi: Lolo kryeministër je treguar,
Do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???kapadahi n vehte sikur Shqipria e jotja eshtë turpi nuk ka fund. Për shërbime t huaja punon jo për shqiptarët……..
Edi Rama: mua shoqeria shqiptare me ka dhene mandatin per te folur ne emer te saj dhe ka pese vjet qe ka nisur ky proces e jane dakordesuar gjerat mes te gjitheve, sa ne Berlin e sa ne Bruksel, po ty faleminderit per fyerjet dhe te uroj gezuar Krishtlindjet, bashke me deshiren qe Zoti te te ndriçoje arsyen e zbuse gjuhen e vrazhde, per veten tende jo per mua, se une jam mesuar me te gjitha dhe fjalet e keqia me kane bere me te fort
Komentuesi: Me dashamiresine me te madhe z. Kryeminister, juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbine lojen e piste qe ajo luan, dhimbjen qe popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) ne veqanti e kane perjetuar nga ky shtet. Ktu nuk behet fjale vetem per nje Vucic.
Ketu behet fjale per nje shtet te tere me Vucica, çë nga Akademia e Shkencave Serbe e deri tek nje pijetore e thjeshtë ata jane unik sa i perket Kosoves dhe Shipetareve ne pergjithsi duan Zhdukjen tone. Dhe meria me e madhe eshte se nje shtet i tille pas gjith atyre masakrave e perdhunimeve rrahjeve e burgosjeve sot kerkon ta marre stafeten e liderit te Balllanit dhe ju pa dashje po e ndihmoni.
Rama: mbase nuk e kupton ti i dashur ate qe kuptoj dhe po bej une, prandaj i’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak– Gezuar Krishtlindjet.
Diskutime rreth kësaj post