Sociologu, Gëzim Tushi, e sheh me shumë shqetësim impaktin e emisioneve politike në jetën sociale. I ftuar në RTV Ora, Tushi ju referua emisioneve televizive, ku më të ndjekura mbeten ato politike edhe në rastet kur të ftuarit apo drejtuesit e emisioneve nuk thonë asgjë apo i shërbejnë palëve të ndryshme politike.
“Shoqëria shqiptare i ka akoma antenat politike shumë të mprehta, shumë të zhvilluara.Më shumë seç duhet. Ka një impakt të jashtëzakonshëm të politikës te ne. Po marr vetëm një. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vdesin për të parë emisionet politike, te ju dhe gjithë kanalet e tjera.
Herë pas here ka debate kot, nganjëherë janë vanitoze, pa substancë, nganjëherë flasin kot, nuk e kanë kapacitetin e duhur për të artikuluar.Të mercenarizuar apo të vënë në shërbim në një krahu apo krahu tjetër marrin përsipër rolin të analizojnë dhe të japin konkluzione mekanike, të ndara, të polarizuara. Edhe punëtori i pastrimit e di që ky është i majtë apo i djathtë. Kjo ndikon negativisht”, tha Tushi.
Diskutime rreth kësaj post