Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar banorët e Thumanës, ndërsa thotë se shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Me një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha pohon se Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës, vdekja e banorëve të Thumanës i “faturohet” shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsideratë.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Lulzim Bashën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Qytetarët e ironizojnë duke i kërkuar që të strehojë disa nga banorët në vilat e reja që ka marrë me qera.
Diskutime rreth kësaj post