Kryeministri Edi Rama zgjodhi një nga familjet e prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit në Gjorm, Laç për të uruar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët.
Në pamjet që ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook nuk kanë munguar edhe komentet nga ndjekësit.
Një qytetar i shkruan se Rama ka lekë sa një “det”. Rama i kthehet se sa një det ka dëshirën për të bërë më të mirën e mundshme.
Replikat
Komentuesi: Bravo Kryeminister Disa Duhet Ta kuptojn se Me shtet pa Shtet ti ke Lek sa nji det por TE Rrish Afer popullit kte se ka ber as nji Mbret Hallall
Edi Rama: leket sa nje det i ke ti ne mendjen tende te ngarkuar nga horrat gjuheshthurrur vellai im, po une kam sa nje det deshiren per te bere me te miren e mundshme ne kete detyre te veshtire, ku me e veshtira nga ana njerezore eshte te merresh me ligesine e me injorancen e atyre qe helmojne mendjet e shpirtin e njerezve te ketij vendi çdo dite! Megjithate, le te urojme se bashku qe Zoti t’i ndihmoje edhe ata te gjejne pak sherim prej ligesise e injorances se tyre
Diskutime rreth kësaj post