Një person i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri hyri në një bankë në Kolorado duke grabitur aty mijëra dollar. Pasi doli nga banka, ai ndaloi në rrugë duke ia shpërndarë paratë të pranishmëve ndërkohë që i uronte “Gëzuar! Gëzuar!”
Policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar burrin e çuditshëm i cili nuk bëri fare rezistencë.
Një pjesë e të pranishmëve i kthyen paratë në bankë, ndërsa mijëra dollar mbetën në xhepat e të tjerëve që iu gëzuan dhuratës për festa. /albeu
Diskutime rreth kësaj post