Tërmeti i 26 nëntorit ishte tragjik për vendim tonë. Ai na la pas 51 viktima dhe dëme të shumta materiale. Partia Demokratike ka publikuar sot disa histori të banorëve të prekur nga kjo dukuri natyrore, ku këta të fundit akuzojnë qeverinë se nuk i ka ofruar ndihmë. Bëhet fjalë për disa fshatra të Fushë-Krujës, një zonë kjo e prekur shumë nga tërmeti.
Në videot që ka publikuar shihet se si tërmeti shkatërrimtar ka dëmtuar rëndë banesat, ndërsa banorët u duhet të jetojnë në çadër, pavarësisht temperaturave të ulëta. Anton Shota, një nga banorët e fshatit Bilaj, njësia Administrative Bubq, që është prekur nga tërmeti pohoi se shtëpia e tij është shkatërruar totalisht dhe jeton veti i tretë në çadër.
Ndërkohë, Qamil Korriku, nga fshati Mazhe e Madhe tha se askush nuk ka shkuar që t’i pyesë nëse kanë nevojë për ndihmë. “S’ka ardh kush me pyet a je gjallë apo vdek”, pohoi ai.
Situata paraqitet e vështirë edhe për një tjetër familje në Bubq, ndërsa kryefamiljari hodhi akuza se qeveria po ndihmon vetëm mbështetësit e PS-së.
“Askush nuk na ka ndihmuar. Ka ardhur Olta Xhaçka në fshat, por tek unë jo. Ka ardhur tek partia e vet. Te ata që s’janë me të, nuk vinë. Ka shkuar atje ku ka votat e PS.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post