Në këtë ditë të shenjtë për besimin e krishterë, kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë disa fjalë të shenjta nga Papa Françesku.
Me anë të fjalëve të Papa Françeskut, Rama përcjellë mesazhin se Krishtlindja na është dhënë nga Zoti pasi ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.
“Papa Françesku – Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.”
Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore. Ndërkohë sot si ditë feste për besimtarët e krishterë ka zgjedhur që të shpërndajë fjalët e Papa Franceskut.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post