Më në fund u dha ‘’lajmi i mirë’’ nga qeveria Rama se do të jepet shpërblimi i fundvitit për pensionistat. Ishte vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ajo që e dha këtë lajm gjatë një konference për shtyp.
Denaj tha se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë të rinj dhe se fondin për ta bërë këtë gjë i kanë marrë nga kursimet e shtetit.
Me dije bëhet se fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin në masën e 2 miliard lekëve. Kujtojmë këtu se një vit më parë për pensionistët u dha një shpërblim në vlerën e 5 mijë lekëve të rinj.
Kurse gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re se janë rritur çmimet e produketeve ushqimore.
Diskutime rreth kësaj post