Jemi zyrtarisht në periudhëm më festive të vitit dhe dhuratat janë pjesa më e gëzueshme e kësaj periudhe festash. Por jo të gjitha lodrat janë të duhura për fëmijët tuaj.
Inspektoriati i mbikqyrjes së tregut ka bllokuar ditët e fundit mbi 10 mijë lodra për fëmijë.
Kjo pasi sipas ekspertëve pasi kanë rezultuar të rrezikshme dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.
Një ndër lodrat dhurata më të rrezikshme është “Slime” dhe është shumë e kërkuar nga fëmijët.
Por ky produkt është problematik dhe është konfiskuar në dyqanet e lodrave të inspektuara.
Diskutime rreth kësaj post