Vendi i dytë që Elvana Gjata mori në Festivalin e 58 në RTSH është bërë kryefjala e mediave rozë. Të shumtë ishin ata që dolën kundër këtij vendimi, duke ndarë me fansat e tyre opinionet personale, lidhur me vlerësimin e jurisë.
Dhe së fundmi duket se dhe Lori Hoxha ka zgjedhur të shkruajë një mesazh me anë të një postimi në ‘Instastory’për të reguar se kush ishte e preferuar e saj në këtë festival.
“Mund të dukem e njëanshme, sepse kam qenë fansja e saj që në fillim, por kjo këngë të bën thjesht të vazhdosh dhe Elvana është Elvana”, ka shkruar Hoxha krah videos ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Sara duke kënduar këngën ‘Me tana’ në makinë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post