Sipas një raporti, autoritetet kineze do të botojnë versione të ndryshuara të dy librave të shenjtë, Kuranit dhe Biblës, në mënyrë që të mos ketë kundërthënie mes përmbajtjes së tyre dhe parimeve të sistemit socialist.
Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste tha se edicionet e reja të këtyre librave nuk duhet të kenë përmbajtje që është në kundërshtim me parimet e komunizmit. Paragrafët që cilësohen si të papranueshëm për sistemin do të ndryshohen ose do të përkthehen përsëri.
Ndonëse Kurani dhe Bibla nuk u përmendën saktësisht, Partia Komuniste Kineze bëri thirrje për vlerësim gjithëpërfshirës të librave ekzistues fetarë dhe përmbajtjeve të tyre, të cilat nuk përshtaten, siç thuhet, me përparimin e kohës.
Urdhri për rishikimin dhe ndryshimin e përmbajtjes së librave fetarë u dha gjatë takimit të Komisionit për Çështje Etike dhe Fetare. Në këtë takim morën pjesë 16 ekspertë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Drejtuesi i Konferencës Politike Popullore, Wang Yang, tha se autoritetet fetare duhet t’i zbatojnë këshillat e presidentit Xi Jinping dhe të ndërtojnë një sistem religjioz me karakteristika kineze.
Autoritetet thonë se qëllimi i rishikimit të librave fetarë është parandalimi i qëndrimeve ekstreme dhe ideve heretike, shkruan “Daily Mail”
Diskutime rreth kësaj post