Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë mëngjesin e sotëm në Thumanë ku ka vizituar nga afër të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa po kthehej, Basha shprehet se realiteti është shumë më ndryshe seç e nxjerr përditë Edi Rama.
“Situata është e rëndë. Është një harresë totale, babëzi totale, ky është shteti i korrupsionit. Jemi në një krizë humanitare me përmasa të plota”, shprehet Basha.
Sipas tij, ‘vendi është në krizë të thellë humanitare, politike dhe kushtetuese’.
Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaron se kjo situatë kalohet duke ngritur një qeveri gjithëpërfshirëse të të gjithë shqiptarëve, që të jetë e përgjegjshme.
Basha thekson se nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja ekonomike.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post