Një 37 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur mat nga pronari i një shtëpie, të cilën ka qenë duke vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në San Fermo della Battaglia në Itali.
Pronari i shtëpisë ka lajmëruar menjëherë karabinierët, pasi ka vënë re se dy hajdutë kanë tentuar t’i hyjnë në banesë, duke i shkatërruar derën. 37-vjeçari shqiptar ka arritur të largohet me një makinë të vjedhur, por është kapuar nga karabinierët dhe është arrestuar.
Italiani mori targën e makinës që hajdutët përdorën për tu larguar. Gjithashtu autoritetet morën njoftim për vjedhjen e një apartamenti në Montano Lucino nga persona me të njëjtën makinë.
Karabinierët gjurmuan makinën që përshkroi pronari i banesës gjatë vjedhjes së mbetur në tentativë. 37-vjeçari shqiptar po ngiste makinën në momentin që u gjurmua nga autoritetet. Në automjet u gjetën 1.500 euro kesh, sende ari, çelësa dhe mjete vjedhje.
Makina u grabit në provincën e Varese më 17 dhjetor.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post