Këngëtarja Elvana Gjata doli i pakënaqur nga “Festivali i Këngës” në RTSH, pasi u rendit e dyta. Elvana ka folur publikisht me anë të një postimi në Instagram të cilin e nis duke thënë se është e detyruar të flasë. Në vijim Elvana i drejtohet Arilenës dhe thotë se nuk është faji i saj duke i uruar suksese.
Këngëtarja falenderon gjithashtu fansat europianë dhe tregon se iu mbush zemra plot kur ka parë mbështetjen e madhe. Dhe të kalojmë tek pjesa pikante, Elvana flet edhe për vlerësimin e jurisë duke u shprehur se dashurinë nuk ia ndal as 2 pikëshi që i dha Mikaela.
Postimi i plotë i Elvanës:
“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi! Flm jurise europiane per vleresimin maximal–U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja” ka përfunduar statusin e saj Elvana Gjata bashkangjitur një fotoje.
Diskutime rreth kësaj post