Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në takimin e fundit për këtë vit. Ashtu si në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Rama e ka thirrur mbledhjen e sotme në orën 9:00
Në fokus të bisedimeve do të jetë fatura e tërmetit të datës 26 nëntor, përzgjedhja e 61 kandidatëve për degët e kësaj force politike në rrethe para zgjedhjeve që mbahen në shkurt dhe situata politike në vend.
Një tjetër pikë me interes do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët. Rama tha dje pas mbledhjes së qeverisë se ky vendim do të merret ditën e sotme. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post