Horoskopi 24 Nëntor 2015
Dashi
Dite e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe gati te bëni gjera te jashtëzakonshme. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifica vetëm qe te arrijnë ta ndryshojnë jetën e tyre. Financat do jene te trazuara gjate gjithë kohës.
Demi
Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne çift. Do mund t’i largoni problemet e mëdha qe keni pasur dhe do ndiheni më te qetë. Beqarët do kenë sukses dhe kjo do e shtojë egon e tyre. Personi qe do takoni do zërë një vend te rëndësishëm ne lidhjen tuaj. Mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbni te dyja njëherësh.
Binjaket
Jeta sentimentale do jetë prioritet për ata qe janë në çift. Do i lini mënjanë te gjitha problemet qe keni kaluar dhe do bëni te pamundurën te riktheni harmoninë. Beqarët nuk do fillojnë histori dashurie sepse nuk do ndihen gati. Ftesat nuk do mungojnë. Është më mirë te mos nxitoheni! Me financat do tregoheni më te organizuar dhe më te arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.
Gaforrja
Priten ndryshime te medha sot ne jeten tuaj ne cift. Do jeni me te hapur me partnerin dhe do sqaroheni per cdo. Beqaret do fillojne nje jete shume me ndryshe fale takimeve te mahnitshme qe do realizojne qe ditet e para. Ceshtjet e financave do varen teresisht nga menyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat te pakujdesshem dhe te shpenzoni pa mbarim do keni probleme te jashtezakonshme.
Luani
Do ndiheni me mire se një dite me pare sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Te dy do keni te njëjtat ide dhe mendime lidhur me shume gjera. Beqaret ka shume mundësi qe një ndjenje miqësie ta shndërrojnë ne dashuri. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume here me te matur sepse gjendja do mbetet e paqëndrueshme edhe për disa kohe.
Virgjeresha
Disa persona do mundohen t’ua prishin harmonine ne cift gjate kesaj dite, por dashuria qe ju keni per njeri-tjetrin do i beje balle cdo gjeje. Beqaret do jene te pavemendshem ndaj ftesave qe do iu behen prandaj edhe sot kane perte mbetur vetem. Gjendja financiare do jete me e privilegjuar dhe do keni mundesi edhe te dilni apo te argetoheni duke shpenzuar me teper.
Peshorja
Dita e sotme nuk do jete aspak e qendrueshme per ata qe jane ne nje lidhje. Secili do kete idete dhe mendimet e tij lidhur me disa ceshtje dhe asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do digjen perbrenda per dike, por do kene druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do perballeni me sfida mjaft te veshtira dhe vetem me ndihmen e specialisteve mund t’ia dilni.
Akrepi
Dita e sotme nuk do jete aspak e qëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por do kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do përballeni me sfida mjaft te vështira dhe vetëm me ndihmën e specialisteve mund t’ia dilni.
Shigjetari
Yjet do sjellin harmoni dhe shume gëzim ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjithçka do jete edhe me e bukur se disa kohe me pare. Beqaret do takojnë disa persona interesante dhe do fillojnë histori dashurie pasionante. Neptuni do ju mbështesë mjaft ne planin financiar dhe do ju beje me te qarte për gjendjen ne te cilën ndodheni. Do mateni mire para se te hidhni çdo hap.
Bricjapi
Do keni nevoje ne çdo moment për partnerin tuaj sot ne mënyrë qe te merrni fryme lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen gati për te bere edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin ideal. Ne planin financiar duhet te bëni disa kursime qe gjendja te mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Ujori
Do e keni te veshtire t’i rezistoni tundimit gjate kesaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni qe ne mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase. Beqaret do influencohen tej mase nga miqte dhe do i pyesin ata per cfaredo lloj gjeje. Ne planin financiar do jeni shume te matur dhe gjendja do mbetet e qendrueshme. Vazhdoni ne rrugen e nisur.
Peshqit
Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet sot juve qe jeni ne një lidhje prandaj do ndiheni me mire se kurrë me pare. Partneri do ju gjendjet ne çdo moment pranë. Beqareve do ju ndryshoje rrënjësisht jeta pas një propozimi qe do ju beje dikush. Financat do jene goxha te mira, megjithatë mire është qe te qëndroni larg shpenzimeve te konsiderueshme.
Diskutime rreth kësaj post