Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, u shpreh sot në rubrikën “Opinion”,, se brenda kësaj jave do të bëhet zëvendësimi i çadrave verore me ato dimërore, ku ndodhen familjarë të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.
Duke folur për motin e keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin këtë fundjavë, zv.ministrja tha se nuk raportohet për probleme te personat që janë në çadra.
“Brenda kësaj jave nuk do të ketë më asnjë çadër verore, në të gjithë territorin. Deri në këto momente nuk raportohen probleme evidente për personat që janë në çadra. Kemi marrë masa, shtabi i emergjencave është në terren për të parë cilat janë masat urgjente që duhen marrë pas rrebesheve të shiut”, tha zëvendës ministrja.
Diskutime rreth kësaj post