Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë. Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.
Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.
Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.
Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.
Ishulli kolumbian është sa dy fusha futbolli, dhe aty jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa. Megjithatë, nuk është mbajtur ndonjë census deri më sot.
Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit, dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.
Ishulli u popullua nga peshkatarë që ndalonin aty për të kaluar natën. U bë ishull i preferuar për faktin që nuk kishte mushkonja.
Banorët dikur ushqeheshin shumë me mish breshkash uji, por sot i lënë të lira e konsumojnë peshk.
Ngaqë nuk ka hotel, ishulli nuk ka as turistë. Të vetmit që vizitojnë vijnë nga hoteli i një ishulli aty pranë.
Juve Nal, lindur e rritur aty, punon si udhërrëfyes. Ai tregon historinë e ishullit dhe pagesa për shërbimin është vetëm 1 dollar.
Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, nga rritja e nivelit të detit e ngrohja globale. Përmbytjet janë shtuar.
Ndërsa banorët vetë janë të shqetësuar për faktin që nuk kanë më vend për të ndërtuar shtëpi.
Rrezikun nga përmbytjet banorët nuk duan ta mendojnë, sepse i bie të shpërngulen, dhe është gjëja e fundit që duan.
Diskutime rreth kësaj post