Kryeministri Rama ka përcjellë këtë të hënë disa pamje ku shihet duke drekuar mes qytetarëve, teksa në çdo tavolinë të hotelit në Golem (ku qeveria është mbledhur për bilancin e fundvitit) një ministër ka ‘zënë’ vend mes familjarëve të prekur nga tërmeti.
Të gjithë Ministrat janë ulur në tavolinë dhe përpiqen të flasin me qytetarët që kanë përballë, duke u siguruar se punët do të kryhen në kohë dhe se ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti do të bëhen me banesa të reja.
Rama ashtu si Ministrat e qeverisë së tij ka zgjedhur një tavolinë ku po konsumon të njëjta pjata si qytetarët e strehuar në hotelin në fjalë.
Por dukshëm më i ‘bezdisuri’ nga ky takim i formatit “gju më gju me popullin” duket të jetë Ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi, i cili në tavolinë ka përballë një personazh të njohur dhe komik. Fjala është për “të varfrin më të famshëm në vend’, Ardi Daullxhiun, i cili i thotë Ministrit se “andej nga bashkia Durrës nuk na e varin fare”.
Replikat e Ardit me Klosin:
Blendi Klosi: Si mendon, si mund të të ndihojmë për të të rregulluar shtëpinë atje në Durrës.
Ardi: Nuk e di në dorën tuaj është tani.
Blendi Klosi: Çfarë nevoje ke tek shtëpia ti? E ke parë problemet?
Ardi: Shtëpia ka sa të duash probleme, ka pasur krisje, unë kam frikën e gocës dhe unë e kam “ngrënë temen”.
Blendi Klosi: Kjo historia e hoteleve do fillojë avash avash do mbyllet. Avash avash do të gjendet një sistemin tjetër. Hoteli do të vijojnë me punën se këto do të vijnë turistë. Ju që i keni shtëpitë për pak sistemin dihet të fillojmë t’i rregullojmë. Ata që i janë prishur shtëpitë duhet të marrin kredi nga bashkia do ikin në banesa me qera. Tani duhet të gjesh çik problemet që ke tek shtëpia, duhet të flasësh me ata të bashkisë. Do të ndihmoj edhe unë.
Ardi: Nuk na i varin mo vëlla, nuk na i var kush, nuk na i var njeri.
Blendi Klosi: Duhet të gjejmë mobilje, divanë…
Për më shumë ndiqni videon, duke filluar nga min 9:00
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post