Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), gjatë periudhës 2014-2018, nga vendet në rajon, Shqipëria më së shumti ka importuar mallra nga Serbia (e më së paku nga Mali i Zi) dhe më së shumti ka eksportuar në Kosovë (e më së paku në Serbi). Nga viti në vit, surplus tregtar ka patur vetëm me Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa deficit të thellë tregtar me Serbinë, e më të vogël me Maqedoninë e Veriut.
Deficiti më i ulët tregtar me Serbinë ishte rreth 97.4 milionë euro në 2016, ndërsa më i larti ishte rreth 157.6 milionë euro në 2014. Ndërsa, suficiti më i lartë tregtar me Kosovën ishte mbi 142.5 milionë euro në 2018, e më i vogli ishte mbi 78.5 milonë euro në 2016.
Liberalizimi i tregut duhet të derivojë nga strategjia për të përfituar, e jo nga dogma e tregtisë së lirë. Për shkak të madhësisë së ekonomisë, nivelit teknologjik, e shumë faktorëve historik, është vështirë të gjendet një shpjegim racional ekonomik se si hapja e tregut me Serbinë do ta ulte këtë deficit të lartë tregtar. Ndërsa surplusi nga tregtia me Kosovën, ia mundëson Shqipërisë zbutjen e deficitit tregtar me vendet tjera, përfshirë Serbinë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post