Arilena Ara është përzgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh të këngës në Europë, në Eurovision, që do të zhvillohet në Maj.
Tashmë që mësuam emrin e fituesit, të gjithë jemi kuriozë të dimë se në çfarë gjuhe do të këndojë Arilena këngën e titulluar “Shaj” e cila do të dëgjohet në skenën e magjishme të Eurovision.
Këngëtarja nuk e tha në mënyrë përfundimtare nëse do këndojë në shqip apo në anglisht, por me shumë siguri mënyra se si u përgjigj ajo e ka ndarë mendjen.
“Në fakt nuk e kemi vendosur për aq kohë sa tani e mësova që jam fituese, sepse nuk e dija, megjithatë do ta diskutojmë, por e pranon që mendoj se më përshtatet më shumë anglisht”, tha Arilena në RTSH.
Diskutime rreth kësaj post