Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit është pezulluar puna për momentin në portin e Durrësit. Dallgët e mëdha, erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që për momentin të pezullohet lundrimi i anijeve dhe trageteve të peshkimi në det.
Sipas kapitenerisë, forca e detit regjistron 8 ballë dhe se situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe përgjatë orëve në vijim. 2 tragete të linjës Brindisi-Durrës kanë mbërritur me vonesë.
Diskutime rreth kësaj post