Analisti, Enver Bytyçi ka deklaruar se nëpërmjet mini-shengenit, presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në rajon. Bytyçi arsyeton se ky samit është vëzhguar nga BE dhe ShBA më pas do të dalë me një konkluzion dhe qëndrim përfundimtar.
“Nëpërmjet këtij mini-shengeni Vuçiç ka marrë përsipër të mbajë prezencën ruse në rajon. Fillimisht në Evropë dhe ShBA kanë qenë të shqetësuar, më pas duke qenë një iniciative integruese, kanë filluar ta vëzhgojnë. Vëzhgimin që kanë bërë sot disa autoritete të BB apo Majlinda Bregu apo dikush tjetër nga BE janë vëzhgime për të çuar në një konkluzion për të mbajtur një vendim përfundimtar. Ne nuk duhet të presim që SHBA dhe BE të shkelin mbi principet mbi të cilat ato janë ndërtuar dhe funksionojnë si shtete.
Principet e tyre janë integrimet dhe për pasojë duke qenë se mini shengeni në aurolën e vet ka si synim integrimet ata nuk mund të reagojnë negativisht, të paktën publikisht. Por që ata janë të vëmendshëm na hapat që hidhen kjo është mëse e sigurt. Për shkak se një bashkimi të tillë presupozohet dhe arsyetohet me bindje dhe fakte se Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit”, shprehet analisti në studion e lajmeve në RTV Ora.
Diskutime rreth kësaj post