Performanca e këngëtares së dashur të publikut shqiptar, Elvana Gjata në natën e parë të festivalit të fundvitit u komentua gjerësisht në rrjet, për shkak të atmosferës që ajo solli së bashku me trupën e baletit.
Së fundmi ka qenë koreografi me të cilin Elvana ka bashkëpunuar për këtë projekt, Albi Nako, i cili ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë punës së realizuar nga Gjata dhe trupa e tij e baletit.
“Koha nuk përcakton se kush fiton, por kush ka mbijetuar me sukses”, ka shkruar Nako krah videos ku Elvana shoqërohet nga balerinët teksa këndon.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar u bënë të ditur dhe emrat finalistë të festivalit të ‘RTSH-së’, midis të cilëve ishte dhe artistja e njohur me këngën ‘Me tana’.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post