Mëngjesin e sotëm, liderat e rajonit së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, vizituan Durrësin dhe Golemin për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Vizita e lidërve u shoqërua me masa të rrepta sigurie.
Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, u ndalën edhe në Golem për të parë nga afër dëmet që la pas tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.
Siç shihet edhe nga videot e publikuara, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post