Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti ka folur për dokumentin e publikuar nga ish-kreu i ISPK-së, Agron Tufa, ku sipas tij dokument tregon se drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit.
Alizoti i cili vetë vjen nga shtresa e të përndjekurve politik shprehet se hetuesit ishin mostra që torturonin njerëz.
“Hetuesi në kohën e diktaturës ka qenë figura më e urryer, jo vetëm për njerëzit, por ishte i frikshëm për këdo. Kujtoj që kur tim atë e çuan në hetuesi rrobat i kishte me gjak. Në atë kohë burgu ishte një përrallë para hetuesisë. Shoqërisë shqiptare mund ti bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë. Nëse është hetues është një turp për shoqërinë shqiptarë.
Hetuesi ishte qeni i diktaturës, kafshonte këdo. Është një tmerr që modeli më i keq i shoqërisë të edukojë shoqërinë shqiptare. Hetuesit janë mostra, logjikisht bie e gjithë teza, nëse ky dokument është i vërtetë, është një element që ka rënë. Kemi një simbol, nuk mund të marrin më të keqen tonën dhe të bëjë SPAK”, theksoi Alizoti në ABC news.
Diskutime rreth kësaj post