Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit, Alban Zeneli tha se çështja e presidentit Meta për shkarkim po zvarriten për shkak të një lojë politike mes dy palëve, duke ndryshuar kështu mendimin se kjo ishte një përplasje e fortë mes tyre.
“Kjo çështje po zvarritet. Unë nuk dua të jem taksativ, por një pjesë e jona mendojmë se po bëhet një lojë politike për të bërë një lloj pazari që në fund të fundit të mos shkarkohet Meta. Në fillim të procesit, ishim të mendimit se ishte një luftë e fortë politike që mazhoranca e kishte seriozisht për të çuar deri në fund shkarkimin. Vazhdimësia ka treguar se kjo është një lojë politike. Shtyrja na jep ne një shije jo të mirë që jemi pjesë e këtij komisioni.
Para kësaj mbledhje ne bëmë një mbledhje dhe kërkuam shtimin e afatit për arsye se ligji e përcakton saktë procedurën dhe kohë e procedurës për raportin paraprak dhe dorëzimin e tij në Kuvend. Për këtë shkak ne kërkuam 4 muaj afat. Nuk kemi kërkuar të ndryshojë hetimi. Maxhoranca ka të drejtë për të shtuar objektin e hetimit. Ne vetëm mund ta kundërshtojmë me votë por është Kuvend që vendos. Objekti i shtuar është thjesht një votim brenda këtij komisioni. Ne votuam kundër. Unë besoj që është tendecioze nga mazhoranca sepse ne kemi një objekt hetimor. Një punë e filluar duhet të mbarojë dhe pas kësaj mund të nisësh një punë tjetër. Nëse ne pas çdo rasti shtojmë, merremi vetëm me retorika boshe nuk arrijmë në një konkluzion përfundimtar”, tha Zeneli.
Diskutime rreth kësaj post