Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo për “ABC News” shprehet se Mini-Shengeni është një iniciativë gjysmake pa Kosovën. Pikëpyetja më e madhe sipas tij për këtë iniciativë, është ideatori. Ai flet për raporte jo të mira mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.
“Mungesa e Kosovës dhe dy vendeve të tjera e bën procesin gjysmak. Nisma të tilla duhet të kenë një para përgatitje serioze”, u shpreh Milo.
Kjo iniciativë, sipas Milos ngre ende pikëpyetje, edhe pse janë zhvilluar dy takime deri më tani.
“Për nga mënyra se si organizohet dhe nga nxitimi se si po bëhet më ngjall dyshime. Kush është sponsorizuesi i një nisme të tillë që vetë BE është interesuar që ta mbajë Ballkanin Perëndimor si një rajon në kohezion të plotë në proces” theksoi Milo.
Ka ide që mini-shengeni të jetë presion ndaj BE, gjë që sipas ish-ministrit të Jashtëm nuk i vlejnë Shqipërisë.
“Nuk është politikë e mençur që një vend i vogël si Shqipëria të kërcënojë Bashkimin Evropian”, tha Milo.
Sa i përket raporteve mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Milo i sheh të përkeqësuara, ndërsa takimet e përbashkëta që janë zhvilluar kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj i vlerëson si shoë.
“Është një shoë politik dhe nuk kanë pasur objektiva konkretë”, theksoi ai.
Minis-shengeni është refuzuar nga Kosova pasi Serbia refuzon ta njohë dhe nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal. Dy takimet e përhershme, në Novi Sad dhe Ohër janë takuar vetëm kryeministri Rama, presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Diskutime rreth kësaj post