Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se maxhoranca do ta rivotojë sërish paketën e ligjeve “anti-shpifje”. Sipas Ballës, miratimi i paketës anti-shpifje pritet të kthehet mbrapsht nga Presidenti, pasi sipas tij, ai mori urdhër nga Lulzim Basha.
Por numri dy i PS tha se ligjet e miratuara nga maxhoranca janë të njehsuara me OSBE dhe BE-në, ndaj ai tha se nuk kanë si qëllim të censurojnë median, por për të ndaluar shpifësit.
“Ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifjen. Ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lartë në dëm të fjalës dhe lirisë së fjalës është luftuar me shpifje. Ne sot kemi një ligj kundër shpifjes, kemi një kuadër ligjor fillestar kundër shpifjes, që puna e gazetarëve të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu të mos abuzohet. Ka plot media që ruajnë korrektësi, por ka edhe ndonjë media kryesisht përmes internetit të cilët abuzojnë duke zëvendësuar atë me shpifje.Shpifja duhet luftuar, BE kanë marrë një sërë masash për të luftuar atë që quhet dezinformim. Të dyja ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, janë 100 % të njehsuara nga OSBE, dhe dua gjithashtu t’u sqaroj që edhe pse në të gjitha pritshmëritë tona, Presidenti i Republikës do ta kthejë atë mbrapsht, sepse edhe Lulzim Basha i dha urdhër Presidentit që ta kthejë atë mbrapsht, por ne në 20 janar do ta rivotojmë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post