Ndërkohë që sot pritet që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të zbarkojnë në Tiranë për takimin e tretë rajonal mes tyre, ka ardhur reagimi i fortë i avokat Spartak Ngjelës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Ngjela i kujton kryeministrit Rama të kaluarën e Vuçiçit dhe i drejtohet duke i thënë se ai ‘nuk ia del dot me vallen serbe’.
“Rama nuk ia del dot me vallen serbe.
Presidenti i Serbisë mohoi masakrën e Raçakut.
Rama është përpara provës shqiptare: pushteti i Ramës është investim i shqiptarëve, apo investim i fqinjëve armiq gjakatarë antishqiptarë?
A do ta vijojë Rama flirtin absurd me Vuçiçin?
Vuçiçi ishte ndër autorët ministra të masakrës së Raçakut.
E di Rama këtë fakt?
E pra, pikërisht këtu do të nisë të arsyetohet gjithçka, sepse Raçaku ishte krimi serb kundër shqiptarëve, i cili hapi rrugën e shqiptarizmit si fuqi e historisë së sotme në Ballkanin Perëndimor, por dha edhe faktin për vendimin historik të presidentit Bill Klinton në bombardimin e Beogradit.
E pra, çdo të bëjë Rama? Do të vijojë flirtin me Vuçiçin për të na thënë se “kjo është politikë”?…”, – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post