Mbrëmë në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, këndoi edhe Elvana Gjata, një nga artistet e shumëpritura dhe shumpërfolura në rrjet, edhe si fituese e këtij festivali.
Elvana prej disa ditësh ka ndarë video nga perfomanca që do mbante mbrëmë në skenë e ku vazhdimisht vinte theksin te tundja e një shamie të kuqe, si pjesë e koreografisë.
Mirëpo, mbrëmë Elvana nuk ka mundur dot ta tundë. Diçka ka shkuar keq, dhe shamia të cilën e kishte lidhur pas pantallonave, i ka rënë gjatë interpretimit. Ndaj kur erdhi momenti që balerinët nxorren shamitë e nisën t’i tundnin, Elvana tundte bosh dorën dhe u mundua të improvizonte.
Mirëpo deri tani, këtë detaj s’e kishte vënë re askush, përveç syve të vëmendshëm. Urojmë që ky incident, nëse Elvana fiton, mos ndodhë në skenën e madhe të Eurovizion.
Ndiqni momentin kur këngëtarja, çon duart te pantallonat për të kapur shaminë por nuk kap asgjë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post