“Natën e tërmetit i kam dërguar një mesazh Lulzim Bashës. Ka qenë një mesazh i dërguar në telefonin personal, jo mesazh publik.
I shkrova dhe i thashe se mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit asgjë nuk ka më tepër rëndësi se sa nëvoja për ngushëllim e njerëzve. Dhe e presin nga ne…,”
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se natën e tërmetit tragjik të 26-nëntorit i ka dërguar një mesazh në celularin personal, kryetarit të Partisë Demokratik, Lulzim Bashës.
I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se Basha nuk i ka kthyer përgjigje mesazhit të dërguar.
Diskutime rreth kësaj post