Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari ka reaguar ashpër pas miratimit të paketës antishpifje. Kusari tha se nuk do ndalen me kaq por së bashku me organizata ndërkombëtare do të bëhen bashkë për të protestuar.
Ajo shtoi se mbështetja e organizatës për gazetarët do të jetë edhe më e fuqishme.
Flutura Kusari: “E dënojmë këtë veprim të deputetëve të Parlametit Shqiptar. nëse hyjnë në fuqi do cenojnë lirinë e medias dhe do të pamundësojnë të bërit gazetari në Shqipëri. Shumë kolegë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare ishin të shqetësuar me zhvillimet dhe pyesin se çfarë po ndodh.
I bashkangjitemi kërkesës së organizatave vendore që ti drejtohemi Presidentit për dekretojë ligjin. Po ashtu ne po organizohemi me organizata ndërkombëtare për të protestuar. Nuk do ndalemi këtu. Mbështetja jonë për gazetarët këtu është bërë me e fuqishme sepse kemi arsye tani.”
Diskutime rreth kësaj post