Koordinatori i Bindjes Demokratike Astirt Patozi ka folur për paketën “Antishpifje”, e cila ka hapur një debat të madh publik.
“Nëse parlamenti do të miratonte edhe diçka tjetër përveç buxhetit të shtetit dhe mënyrës së rindërtimit dhe platformën e rindërtimit, pra po themi platformën e rindërtimit pas tërmetit. Sot mund të ishte reforma zgjedhore dhe mund të diskutoheshin ato emërtesat e Gjykatës Kushtetuese që ishin detyra shtëpie nga Bundestagu gjerman.
Po sot askush nuk flet për to dhe sot jemi në një debat artificial dhe është bërë qëllimisht. Është një lloj strategjie e kryeministrit për të shkëputur vëmendjen nga problemet reale të qeverisë së tij dhe vendit në përgjithësi, që ai nuk e dominon dot ose ai i përkeqëson për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të veta”.
Diskutime rreth kësaj post