Ende vazhdon përplasja e ashpër Presidencë-Kuvend lidhur me dekretet. Mësohet se Kuvendi ka rrëzuar sot dy dekretet e presidentit Ilir Meta, për “Ligjin për Rininë” si dhe ligjin për “Korporatën e Investimeve”. Kuvendi ka rrëzuar më 82 vota ligjin për “Korporatën e Investimeve” dhe me 83 vota “Ligjin për Rininë”.
Kujtojmë se në vlerësimin e Presidentit “Ligjin për Rininë”, binte në kundërshtim me parimet kushtetuese, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe fryma e këtij ligji nuk përputhet me interesat reale të rinjve shqiptarë; për rrjedhojë, ky ligj nuk është në harmoni me interesin publik e kombëtar.
Ndërsa për sa i përket kthimit të ligjit për “Korporatën e Investimeve”, Meta argumentonte se pasi duhet që të rishikohet përbërja dhe funksionet e organeve drejtuese.
Diskutime rreth kësaj post