Kryeparlamentari Gramoz Ruçi gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ka ngatërruar Arben Ahmetajn me Arben Malajn. Teksa ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj, mbaroi fjalën e tij në Kuvend, Ruçi e ngatërroi me Malajn, i cili kishte folur pak më parë për shkarkimi e tij nga BKSH.
“Faleminderit z. Malaj!” – tha Ruçi!, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.
Salla: Është Ahmetaj!
Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!
Por nuk është ndalur me kaq Ruçi, pasi në sallë ka pasur shumë zhurmë dhe ka kërkuar qetësi nga ministrat ose ndryshe kërcënoi se do ti nxjerrë jashtë nga salla.
Ruçi-ministrave: S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!
Diskutime rreth kësaj post