Ministrja e Transportit nga radhët e Social-Demokratëve në Finlandë, Sanna Marin, është zgjedhur tashmë kryeministre e vendit, duke u bërë udhëheqësja më e re në historinë e Finlandës.
Por ndërkaq, po komentohet shumë jeta e thjeshtë që 34 vjeçarja ka bërë më herët. Ajo dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet.
Jeta e thjeshtë e kryeministres finlandeze është shumë larg jetës luksoze të politikanëve tanë që enden mes parasë e pushtetit.
Lidhur me këtë situatë ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’ Kreshnik Spahiu ka hequr një paralele me kryedemokratin Lulzim Basha i cili synon karrigen për kryeministër.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post