“I ke bërë llogaritë gabim”, ishte mesazhi që kreu i Partisë Demokratike tha drejt kryeministrit Rama.
Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ai është përgjegjës për vendimin e gjykatës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji.
Në një dalje për mediat, Basha tha se Rama “ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri.”
Kreu demokrat sulmoi drejtpërdrejtë gjyqtarin Artan Gjermeni duke e cilësuar si anëtar të Bandës së Lushnjes në shërbim të kryeministrit Rama.
“Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës.
Për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Për ne nuk ka asnjë surprizë për hakmarrjen e Edi Ramës ndaj deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi që ekspozuan qeverinë e tij si të përfshirë direkt në trafikun e drogës.”, tha Basha.
Por Basha theksoi se këto nuk do t’ja mbyllin gojën opoiztës dhe se ajo do të vazhdojë të jetë në krah të gazetarëve dhe cdo qytetari pasi gëzon mbështetjen më të madhe në popull.
“A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe nuk ka për t’ia dalë kurrë!
Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.
Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar.
Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!” tha Basha. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post