Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të, në shoqërinë e fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”.
Mes urimeve të shumta që Veliaj ka marrë në rrjetet e tij sociale, një nga dhuratat më të veçanta ka qenë dhe ai i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhes.
Ai i ka bërë dhuratë një targë të personalizuar.
“Gëzuar Ditlindjen Lali Eri! Edhe ?! Targa Suvenir e DPSHTRR për Kryebashkiakun. Ti me sahate, ne me targa! ?? Happy Birthday to You Erion Veliaj!,”– shkruan Blendi Gonxhja në urimin e tij.
Veliaj ka shpërndarë foton në profilin e tij, duke shkruar se ka qeshur shumë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post