Pavarësisht kundërshtive, kryeministri Rama ka garantuar se paketa antishpifje do të votohet sot në Kuvend.Në fund të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama ka thënë se nuk do t’i drejtohet kurrë AMA-s, por do t’i ndjekë çështjet në gjykatë, ka bërë edhe një paralajmërim, teksa ka pohuar se presidenti Meta do të kthejë edhe këtë ligj para Vitit të Ri.
“Unë nuk do ta shoh derën e AMA-s, nuk kam punë fare, as do të më shihni atje, unë çështjet e mia me shpifësit i çoj në gjykatë, do të bëhen shumë atje, unë nuk i ndahem ta dinë mirë. Ju them gjithë shqiptarëve se nga sot të gjithë do kenë një instrument që do ta vënë në punë pas Vitit të Ri se presidenti do ta kthejë para Vitit të Ri”– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post