Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar hapur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Ajo ka deklaruar se koha e Ramës ka mbaruar tashmë. Sipas Hajdarit, ai ka 6 vite që lodhet duke dalë në televizione dhe nuk lë rast pa bërë propagand.
Deputetja thekson se Rama edhe fatkeqësinë e tërmetit e shfrytëzoi për këtë.
‘Edi Rama del në podiume dhe nuk lë moment pa folur për fatkqesitë e tërmetit. Mendoj se nuk është kohë e zotit Rama. Mendoj se është koha të mendoni për shqiptarët, për vuajtjet e tyre. Zoti Rama ju nuk do të dilni të fortë nga ky tërmet. Koha juaj ka mbaruar, ju jeni i lodhur. Keni 6 vjet që dilni në çdo tv dhe shpikni çdo llojë gjëje për të bërë propagandë’, tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post