Ish kryeministri Sali Berisha nuk beson se Prokuroria do të çojë në burg autorët e vërtetë që shkaktuan tragjedinë e 26 Nëntorit.
“Para 11 vitesh ndodhi në Gjirokastrës dhe u shemb një pallat, sepse një firmë ndërtimi po ndërtonte të vetin dhe ia do dobësoi themelet, u arrestuan nja 9 dhe u dënuan me burg 5. Kurse këtu janë shembur me dhjetëra pallate dhe janë arrestuar 8 apo 9 vetë, sepse këtu të gjitha fijet shkojnë tek Gjushi, shkojnë direkt te Edi Rama, shkojnë tek Artur Bushi.
Thuhet që ai Drejtori i Institutit të Ndërtimeve ka dhënë certifikata për pallatet që janë përmbys në Shtator, në qoftë se është kështu vendin e ka në hetuesi dhe jo ekraneve televizive për të bërë deklarata”, tha Berisha në Tv Klan.
Diskutime rreth kësaj post