Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se Ambasada Amerikane ka vendosur disa emra në listë. Ai tha se këta persona padyshim kanë frikë.
“Fakti që Amerika ka vendosur disa emra në listë, tregon se këta persona padyshim kanë frikë. Vijmë tek goditja. Doli para disa ditësh Ambasada Amerikane dhe tha do të vazhdojë goditja. Madje, ambasada përmendi edhe peshqit e mëdhenj. Ambasada nuk jep dot emra, përpos sistemit në drejtësi, sepse nuk e bën dot për momentin. Korrupsioni në Shqipëri është i tmerrshëm. Këtu ka qenë korrupsioni i madh. Me politikanët nis reforma në drejtësi”, u shpreh Ngjela në News24.
Diskutime rreth kësaj post