Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës anti-shpifje. Rama thotë se projekti i cili do të hyjë nesër në Kuvend për miratim, është një punë e përbashkët me OSBE, si dhe është dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës.
Këtë lëvizje të kryeministrit Rama, avokati i njohur Spartak Ngjela e shikon si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga tërmeti, ku sipas tij shteti doli ‘zbuluar’.
Spartak Ngjela shprehet:
“Shtypi është i lirë dhe mbrohet me kushtetutë. Paketa anti-shpifje ka ardhur në një moment vetëm për të hequr vëmendjen nga tërmeti. Shpifja është kundër një personi, jo kundër partisë.”
Diskutime rreth kësaj post