Paketa Anti-Shpifje është tema më e diskutuar e ditës, sidomos nga njerëzit e medias dhe figuarat e njohura të fjalës. Gazetari Renis Cerga ka ngritur një tjetër këndvështrim mbi valën e zemërimit që pushtoi mediat, që në momentin kur kjo paketë u propozua nga kryeministri.
Cerga bën me dije se gjithë ky zemërim është i drejtë dhe mbështetja që ka marrë është po aq e merituar, por sipas tij, ky reagim duhet të vinte shumë kohë më parë, dhe media u kujtua vetëm kur iu cënua interesi personal.
Në këtë linjë, ai rendit disa ligje të tjera që kanë probleme që në hartim dhe media nuk e ka ngritur asnjëherë zërin.
‘Po ngrihet nje vale zemerimi mediatik per projektligjin antishpifje, qe pritet te miratohet. Zemerimi ne thelb eshte i drejte dhe ka mbeshtetje te gjere, perfshi ketu dhe opoziten.
Megjithate duhet thene se ky zemerim vjen pak si me vonese ose me sakte, vetem kur halli po troket ne porten tende.
Nje nga mitet qe ekzistojne ne Shqiperi eshte se ne i kemi ligjet te mira, por nuk zbatohen. Ne fakt shume nga ligjet tona jane per ibret.
Ligji 9918 (i miratuar me 2008), Neni 15, pika E, i jep te drejte AKEP (ne menyre pak evazive) qe te mbylle cdo faqe interneti qe ti teket, nese dikush aty brenda e gjykon se faqja ka permbajtje te paligjshme ose te demshme (!!!) PIKA LIGJIT!
Kur AKEP ju tek ta zbatonte kete ligj, me justifikimin e mbylljes se lojrave te fatit, u mbyllen nje pafundesi me domaine, me shkresa qe i ngjanin letrave te hallvaxhiut. Ne mes te kaosit, u mbyllen gabimisht dhe disa faqe, madje dhe portale ose blogje. Menjehere pronaret e tyre u hodhen perpjete, por ne vend te kerkonin vendim gjykate per mbylljen, benin be rrufe se nuk merreshin me lojra fati (!!!) PIKA PRONAREVE!
Ligji mbi copyright nuk ka asnje spicifikim. Per kete arsye, nje kompani kriminale me emrin ACROMAX, dergon nje shkrese, edhe kjo si leter hallvaxhiu, ku deklaron se cdo gje qe leviz ne kamera ne kete vend i perket asaj dhe vetem asaj. Per kete arsye, ti nuk perdor dot asnje sekonde video per demonstrim, nga cilido TV shqiptar. Me kete arsye jane mbyllur plot page ne facebook ose instagram.
E gjitha kjo ka ndodhur pa ligjin e ri. Ligji i ri shton vetem nje element: Gjoba paguhet, pastaj ankimohet. Qe eshte skandal me vete!
Po a e dini se biznesi ka nje jete qe po e heq mbi kurriz nje absurditet te tille? Pra qe gjoba paguhet, pastaj ankimohet?
Kur heren tjeter te thoni qe ligjet jane te mira, por nuk zbatohen… mendohuni edhe nje here!’, shkruan Cerga.
Diskutime rreth kësaj post