Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që kryeministri Rama të miratrojë ligjin anti-shpifje. Sipas tij nëse ai e çon deri në fund do ketë përplasje jo vetëm me popullin por edhe me aleatët.
Ylli Manjani shkruan:
“Ndjesë për cinizmin, por dëshiroj që Edi Rama ta miratojë atë ligjin anti-shpifje. Ta çojë deri në fund përplasjen jo vetëm me popullin e tij, por edhe me ata që i quan “aleatë” apo “partnerë”.
Tua nxjerrë bojën edhe atyre, me të cilët na hapi barkun me turlilloj shpikjesh që shkatërruan çdo formulë shtetndërtimi në këtë vend. Tja nxjerrë bojën deri në fund edhe Palmer-it, Hahn-it, Mogherinit, e shokëve e shoqeve të tyre nëpër ambasada këtu, të cilët justifikohen se detyra e tyre është të jenë me qeverinë..
E mbani mend se si mbrohej me shprehjen “na mbështesin aleatët”?! Po tani që “aleatët” janë kundër ligjit të tij dhe Erdoganizmit të vendit, pse nuk i dëgjon?!
Duhet të mos i pyesë fare, se në fakt asnjëherë nuk i ka pyetur, por i ka përdorur mjeshtërisht për interesin e tij për pushtet.
Kështu duke mos i pyetur hapur, i bie që ose nuk kemi aleatë, ose kemi aleatë pa peshë, në emër të të cilëve këtu është ndërtuar një mashtrim i madh.
Për ta kuptuar të gjithë këtë gjë duhet që Ai ta çojë deri në fund atë që ka nisur. Që askush të mos ketë më asnjë iluzion që qeverisemi nga një qeveri që nuk ka aleatë siç pretenton. Por ka miq personalë, që nuk kanë më fuqi ta ndalojnë bishën që kanë mbështetur deri më sot.
Natyrisht goja nuk mbyllet sot, kot e ka! As mafia nuk e bën më këtë gjë…”
Diskutime rreth kësaj post